Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet banesa në Burrel, rrezikohen edhe dy të tjera nga flakët

NULL NULL
12.01.2024 21:37
Zjarr
Foto ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët në Burrel të Shqipërisë.

Sipas policisë lokale, zjarri ka rënë tek banesa e Sokol Skilës dhe gjatë djegies së kësaj banese zjarri është përhapur edhe tek banesat e shtetasve Fatmir Bushati dhe Eltion Pjetri, shkruan Top Channel.

Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërkohë mësohet se nuk ka dëme në njerëz.

Ndërkohë shërbimet e policisë  janë në vendngjarje të cilët kanë nisur hetimet rreth zjarrit.

lajme të ngjashme