Digjen tërësisht tre vetura në garazhën e një ndërtese në Emshir, 30 banorë marrin ndihmë mjekësore NULL NULL 26.06.2024 11:32 26.06.2024 11:32 Foto ilustruese e djegies së veturës. Një incident i zjarrit ka ndodhur pas mesnate në lagjen Emshir në Prishtinë. Tre vetura janë djegur në garazhën e një ndërtese, e po ashtu janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi. Gashi tha se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar. Ai tha se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar panik tek banorët. “30 prej tyre, janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore”, tha Gashi për Klankosova.tv Ende nuk dihet se si shkak i kujt u shkaktua ky zjarr. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet/ Klankosova.tv