Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dieta mesdhetare mund të parandalojë depresionin

NULL NULL
26.09.2018 18:00

Një studim i ri ka sugjeruar se të ushqyerit me dietën mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit.

Megjithatë një ekspert në mjekësinë për metabolizëm ka paralajmëruar se ka nevojë për më shumë hulumtime që të konfirmohet një gjë e tillë.

Të gjeturat, që janë publikuar në Molecular Psychiatry, vijnë pas rishikimit të 41 studimeve të publikuara gjatë tetë vjetëve të fundit.

Dieta e cila bazohet në frute, perime, drithëra, arra dhe vaj të ullirit – mirëpo jo shumë mish dhe produkte të qumështit – duket se ka përfitime sa i përket disponimit.

Ekspertët kanë deklaruar se ka nevojë për testime të mëtejme, për të parë se a mund të trajtohet depresioni përmes dietës.

lajme të ngjashme