Dieta mesdhetare – humbni peshë, ruani zemrën dhe trurin nga plakja NULL NULL 15.04.2018 16:50 15.04.2018 16:50 Kur vjen puna te dietat janë të shumëllojta deri te absurde. Duke nisur nga ajo që njihet si “dieta me ushqim fëmijësh”, me “smoothie” e deri te ato që njerëzit edhe nuk besojnë se iu përshtaten trupit të tyre. Por pjesë e konsiderueshme hulumtimesh sugjerojnë një plan që fokusohet në perime, proteina dhe yndyrëra të shëndetshme që sjellin të mira, si humbja e peshës, deri te mbajtja e mprehtë e mendjes dhe mbrojtja e zemrës, përcjell Klan Kosova. Ajo njihet me shumë emra, por që më i zakonshmi është “Dieta mesdhetare”. Në përbërje të kësaj diete janë perimet, frutat, farat, patatet, mishi i peshkut, jogurti, djathi dhe vaji i ullirit, si përbërësit primar. Kjo dietë njihet për të mirat e mëdha që i sjell trupit të njeriut, pra, rënien e peshës trupore si dhe ruan zemrën dhe trurin nga plakja.