Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diddy shpjegon pse e postoi foton me Jennifer Lopez

NULL NULL
03.08.2021 16:21

Në maj të vitit 2021, menjëherë pasi JLo dhe Alex Rodriguez njoftuan se ishin ndarë dhe kur ajo filloi të dilte sërish me Ben Affleck, Diddy postoi një fotografi të vjetër me të.

Fotografia është ku Diddy dhe Jennifer Lopez shihen duke lënë një stendë gazete pasi kishin drekuar në The Ivy më 14 dhjetor të vitit 2000 në West Hollywood.

Tani, Diddy po shpjegon se pse e postoi atë fotografi në mesin e të gjitha thashethemeve që po bëheshin  për jetën e saj romantike.

“Nuk kishte asnjë shaka të përfshirë aty, ajo është thjesht mike e imja. Dhe nuk kam asgjë për të thënë lidhur me jetën e saj ose lidhjet që ajo krijon”, deklaroi artisti.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.