Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia sepse babai i tyre kërkoi, pasi është në spital i shtrirë (VIDEO) NULL NULL 19.11.2024 00:19 19.11.2024 00:19 Diana është surprizuar me sjelljen e motrës së saj, Adrianën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Një moment emocionues e plot vaj, u shfaq në ekran mes dy motrave, transmeton Klankosova.tv. Diana tha se motra e saj është pika saj e dobët, dhe si nënë e dytë për të. Ndërkohë, sa i përket qëndrimit brenda shtëpisë, Adriana tha se Dianën po e shohin shumë mirë, megjithatë motra nuk i dha një lajm të mirë për babain e saj. Adriana i tha Dianës se babai i tyre ka kërkuar që kjo e fundit ta lërë shtëpinë, me arsyetimin se dëshiron ta ketë pranë, pasi është i shtrirë në spital. Kujtojmë, se pak momente më parë, Diana ka rrëfyer për jetën e saj të vështirë. E në mesin e rrëfimit, Diana theksoi se babai i tyre ishte sëmurë edhe para se të hynte në shtëpi. Për më shumë, shihni videon më poshtë: