Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Di Caprio shpallet aktori më i mirë në BAFTA

NULL NULL
15.02.2016 08:15

Filmi i ri i Leonardo DiCaprios “The Revenant” ishte fituesi kryesor i ceremonisë së çmimeve BAFTA të dielën duke triumfuar për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Leonardo DiCaprio ishte fituesi i aktorit më të mirë, ndërsa Alejandro Inarritu i regjisorit më të mirë, transmeton Klan Kosova.

“The Revenant” triumfoi në pesë kategori në ceremoninë që u mbajt në Londër, ndërsa çmimin për aktoren më të mirë e fitoi Brie Larson për rolin në filmin “Room”.

Ky i fundit është nominuar në 6 kategori të ndryshme çmimesh në “Oscar”.

 

 

lajme të ngjashme