Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhurimi i gjakut – Sot ushtarët e Mitrovicës, nesër të Prishtinës (VIDEO)

NULL NULL
28.08.2023 20:30

Mision e kanë mbrojtjen e vendit dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët. Por të hënën, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë ofruan edhe diçka nga trupi i tyre për kosovarët. Personeli dhuroi gjak vullnetarisht, proces ky që e bëjnë dy herë në vit për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ky veprim human ndiqet edhe nga regjimentet tjera në mbarë vendin. Këtë vit, deri më tani kanë dhuruar Prishtina e Istogu. Aktivitetin tashmë tradicional do ta vazhdojë të martën pjesa tjetër e ushtarëve të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, e të mërkurën kolegët e tyre në Gjilan.

Kronikë nga Agnesa Sahiti

lajme të ngjashme