Dhunohet një grua në Novobërdë, arrestohet i dyshuari NULL NULL 30.05.2024 10:25 30.05.2024 10:25 Foto ilustruese: Arrestim Një grua dyshohet se është dhunuar në Novobërdë. Kjo u bë e ditur nga policia përmes raportit 24 orësh. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari. “Nga Njësiti i Hetimeve në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.