Dhuna në Durrës: Identifikohen autorët që sulmuan 48-vjeçarin NULL NULL 02.07.2025 11:39 02.07.2025 11:39 Policia në Shqipëri ka identifikuar katër personat të cilët morën me forcë në automjet një 48-vjeçar dhe e dhunuan. Sipas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët. Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Lidhur me rastin, po punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku uron ShBA-në për 4 Korrikun: Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë 5 minuta më parë
Kosova 20 vjet burg për Murat Dernjanin, kush është anëtari i ISIS-it që u dënua edhe në vitin 2019 për terrorizëm 11 minuta më parë