Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dhjetori dhe Gushti, muajt kur trashemi

NULL NULL
14.06.2015 09:42

Gjatë verës të gjithë janë të përkushtuar drejt të bërit sa më shumë qef dhe relaks.

Mirëpo kjo ndikon edhe në peshën trupore, ku sipas ekspertëve njerëzit shtojnë peshë më së shumti në Dhjetor dhe Gusht, transmeton Klan Kosova.

Në mënyrë që këtë verë trupi juaj të mbetet me format për të cilat keni ushtruar gjatë vitit, përpiquni të bëni një plan më të kujdesshëm se si konsumoni ushqim.

Konsumoni më shumë ujë në vend të lëngjeve dhe pijeve alkoolike, dhe nëse jeni të pranishëm në ndonjë aheng familjar apo festë me miqtë atëherë jepini vlerësim ushqimit nga 1 deri në 10.

Ushqimet më të mira dhe të shëndetshme të cilat i vlerësoni me numrat 8, 9, 10 përpiquni t`i konsumoni sa më tepër.

Gjatë pushimeve verore mundojuni që në plazh të keni ushqim i cili ju hidraton dhe ju mban të freskët.

Sipas rrjeteve sociale që japin këshilla për pushime turistike, shumica e njerëzve nuk kanë idenë e ushqimeve që duhet të konsumojnë në vendet që i vizitojnë dhe si rrjedhojë përfundojnë duke ngrënë ushqime të thata apo të ambalazhuara që mund të shpiejnë deri në helmim.

Mënyra më e mirë që organizmi juaj të absorbojë elementet ushqyese është që ju të konsumoni sa më shumë ushqime të freskëta dhe të merreni me aktivitet fizik pa marrë parasysh se cilin vend e vizitoni, andaj këshilla më e mirë për pushimet tuaja këtë verë dhe për një trup sa më të shëndetshëm është që të eksploroni vendet ku keni vendosur për të pushuar. / klankosova.tv

lajme të ngjashme