Dhjetëra të varrosur në varr masiv mes frikës së përhapjes së sëmundjes (FOTO) NULL NULL 26.12.2023 22:19 26.12.2023 22:19 Dhjetëra trupa u varrosën sot në një varr masiv në Rafah, në jug të Gazës. Ata ishin mbajtur nga forcat izraelite në Gazën veriore përpara se të transferoheshin te punonjësit mjekësorë të OKB-së dhe Gazës në pikën kufitare Kerem Shalom midis Gazës, Izraelit dhe Egjiptit, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova. Punonjësit e mjekësisë që hynë në kamion u larguan me shpejtësi pasi hapën disa nga qeset e trupave të pajetë, pasi i ndjenë erërat e padurueshme. “Disa nga mbetjet dhe trupat janë dekompozuar, kështu që ne nuk mund ta hapim këtë konteiner në një lagje ku jetojnë njerëzit”, tha Dr Marwan al-Hams, drejtor i komitetit të urgjencës shëndetësore në Rafah për AP, nga frika se sëmundjet mund të përhapeshin mes banorëve.