Dhjetëra foshnja të lindura para kohe, evakuohen nga spitali al-Shifa NULL NULL 19.11.2023 12:30 19.11.2023 12:30 30 foshnja të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali al-Shifa, më i madhi që e ka enklava, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Medhat Abbas, një zëdhënës i ministrisë, tha se ata u evakuuan më herët gjatë ditës, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Të shtunën, forcat izraelite urdhëruan mjekët, pacientët dhe njerëzit e zhvendosur në spitalin al-Shifa të evakuonin kompleksin mjekësor, duke detyruar disa të largoheshin me armë, sipas mjekëve dhe zyrtarëve palestinezë.