Dhjetë vjeçarët në ankth për shkak të shkollës dhe familjes NULL NULL 09.02.2017 11:35 09.02.2017 11:35 Në moshën nëntë vjeçare, Tom ishte shumë i brengosur se nuk do t’ia arrinte t’i kryente detyrat e shkollës dhe vazhdonte t’i shmangte ato. Më shumë se një herë ai ka provuar që të largohet nga dritarja e katit të parë, i bindur se mësuesja vetëm po e kritikonte. Por ai nuk është vetëm. Një studim i ri i kryer së fundmi nga qendra e shëndetit mendor Place2Be në SHBA, konstaton se fëmijët e moshës 10-11 vjeçare, janë tërë kohën në një gjendje të brengosjes. Shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me familjen dhe dështimin në shkollë dhe kjo u shkakton ankth. Djali në fjalë, ndjehej se nuk mund të mësonte dhe shqetësohej shumë se nëna e tij mund të mos gjente një punë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Sipas këtij studimi të kryer në 20 shkolla në Britani të Madhe në fund të vitit 2016-të. Del se 54% të fëmijëve janë të shqetësuar për mirëqenien e familjes, mirëqenien e miqve të tyre dhe 41% për detyrat e shkollës.