“Dhëndrri i Kosovës” vjen për pushime te miqtë NULL NULL 03.06.2024 21:43 03.06.2024 21:43 "Dhëndrri i Kosovës" vjen te miqtë Futbollisti i Borussia Dortmund Karim Adeyemi, ka ardhur në Kosovë. Ai po qëndron bashkë me kapitenin e skuadrës Emre Can. Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi me të. “Me dy yjet e futbollit të Borusia – Dortmund dhe Gjermanisë, me kapitenin Emre Can dhe dhëndrin e Kosovës, Karim Adeyemi”, ka shkruar ai. Futbollisti u bë i njohur tek ne pasi është në lidhje me këngëtaren Loredana Zefi. Ndryshe Borussia Dortmund pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Real Madridi, në finalen e Champions League.