Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K, shpall konkurs pune për 5 Merchandiser NULL NULL 22.02.2025 12:37 22.02.2025 12:37 Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K, me aktivitet kryesor afarist në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpall: KONKURS PUNE Titulli i Pozitës: Merchandiser (5 Pozita) Lokacioni: Prishtinë, Zona Industriale Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës: Përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikat e shitjes të caktuara, Sigurimi i informacionit për gjendjen e stokut dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve në treg, Sigurimi i arritjes së objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan, Kërkimi i mundësive për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit, Sigurimi i pozicionimit dhe ekspozimit sa më efektiv të POSM të përkohshëm/ përhershëm dhe negocimi i pozitave kryesore dhe ekskluzive për POSM, Monitorimi dhe mirëmbajtja e çmimeve të shitësve me pakicë, mbajtja e freskisë së produkteve duke aplikuar rotacionin strikt, kodimin dhe respektimin e standardeve të temperaturës, Kontrollimi i freskisë dhe implementimi i metodës “First in, First out” (i pari hyn, i pari del nga rafti). Kualifikimet e kërkuara: Kandidatët duhet të kenë përfunduar shkollën e mesme, preferohet të kenë diplomë universitare, Minimum 1-2 vite përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising, Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur, Fleksibilitet dhe reagim pozitiv ndaj ndryshimeve, Aftësi të mira ndërpersonale, Patent shofer kategoria B. MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më 18.03.2025, në adresën e e-mailit hr@dls-ks.com, duke përcaktuar në subjekt të e-mailit pozitën dhe lokacionin: “Merchandiser – Prishtinë”. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.