Detajet e fundit nga vrasja në Prishtinë: Çka thonë fqinjët për “Radullën”? (VIDEO) NULL NULL 27.05.2026 23:29 27.05.2026 23:29 Pamje nga vendi ku mbeti i vrarë Agron Hajdari, viktimë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, 27 maj, 2026. Foto: Klankosova.tv Në Breg të Diellit në Prishtinë, një person është vrarë mbrëmjen e sotme. Viktima është Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, i cili ka qenë emër i njohur për organet e rendit. Ndërkaq, gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani, ka dhënë detajet e fundit nga ky rast. Sipas informatave që ka mbledhur gazetarja, ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një borxhi që dorasi i ka pasur viktimës. “Dyshohet që në mosmarrëveshje e sipër ka ndodhur edhe vrasja. Me sa kemi dëgjuar, ka pasur probleme me dikë, por nuk dihet nëse është dorasi personi me të cilin ka pasur probleme”. “Fqinjët thanë se i kanë dëgjuar krismat, teksa shtuan se e kanë njohur viktimën, por që nuk kanë pasur ndonjë problem me të dhe nuk është njohur si problematik. Thonë se ka qenë i qetë në lagje”, tha gazetarja Hasani. Po ashtu, është mësuar se “Radulla” është vrarë afër vendit ku ka qëndruar zakonisht, teksa banesën e ka pasur pak më larg vendit të ngjarjes. Ai ishte rreth të 30-ave. Trupi i viktimës tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndiqeni deklarimin e plotë të gazetares Hasani: