Detaje të reja nga gjetja e trupit të mërgimtarit që vdiq tragjikisht te Liqeni i Ujmanit (VIDEO) NULL NULL 29.07.2025 16:57 29.07.2025 16:57 Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Rrahim Latifit, mërgimtarit i cili që kërceu nga ura e Ujmanit më 27 korrik. Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani e cila i ka përcjellë aksionet e kërkim-shpëtimit dha detaje në lidhje me këtë rast. Ajo tha se Forcat e Armatosura të Kosovës e kanë gjetur trupin e pajetë të Rrahim Latifit. Hasani gjithashtu njoftoi se trupi i pajetë i tij aktualisht po mbahet në ndërtesën e Kryqit të Kuq./Klankosova.tv