Detaje nga therja e nxënësit në Prishtinë NULL NULL 02.09.2024 20:16 02.09.2024 20:16 Gjurmët e gjakut, të mbetura pasi një person u ther me thikë në rrugën "Lekë Dukagjini" në Prishtinë. Foto: Klan Kosova Një person është lënduar me mjet të mprehtë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Kështu konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. E gazetarja e Klan Kosovës Gresa Nitaj, ndau detaje nga vendi ku ndodhi ngjarja. Ajo tha se nga informata që kanë mbledhur nga terreni, i lënduari nga mjeti i mprehtë është nxënës. “Gjatë qëndrimit tonë këto kemi kuptuar se bëhet fjalë për një nxënës të njërës prej shkollave këtu në kryeqytet, i cili menjëherë sapo ka përfundua sot mësimin bashkë me disa shokë të tij, kanë pasur një përleshje fillimisht verbale, me një grup tjetër të nxënësve të cilët dyshohet të jenë të klasës së tetë, të cilët pas zënkës me fjalë, eskaluan deri në sulmin me mjetin e mprehtë, ku si pasojë një nxënës mbeti i lënduar, dhe u dërgua për tretman mjekësor”.