Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga supermeçi Joshua-Ngannou, kur do të mbahet ndeshja dhe deklaratat e boksierëve

NULL NULL
05.03.2024 18:53

Boksieri britanik Anthony Joshua do të ballafaqohet me atë kamerunas Francis Ngannou në kuadër të peshave të rënda të premten mbrëma në mesnatë.

Meçi do të zhvillohet në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 00:00, me kohën tonë lokale.

Kjo luftë po mbahet të premten për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1 – që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit.

Britaniku ka fituar tre ndeshjet e tij të fundit – kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin – pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.

Kamerunasi Ngannou do të shfaqet vetëm në ndeshjen e tij të dytë të boksit, por bëri bujë në debutim duke e rrëzuar në tokë të pamposhtur Tyson Furyn në raundin e tretë, para se ta humbiste më pas ndeshjen me vendim të gjyqtarëve.

Ngannou ishte kampioni në fuqi i peshave të rënda në UFC përpara se të largohej, për të filluar karrierën e tij në boks dhe ka 17 fitore dhe tre humbje nga koha e tij në MMA.

Çfarë thonë boksierët?

Anthony Joshua:

“Këtë të premte do të “shpërthejë”, kështu që mezi pres mundësinë për të treguar aftësitë e mia dhe për të luftuar këtë person që mendon se mund të më rrëzojë”.

“Ai duhet të jetë gati për goditjet që do i vijnë, sepse unë jam një njeri që do të qëndroj përballë tij, duke i sjellë gjithashtu shumë probleme”.

Francis Ngannou:

“Unë besoj se nëse i bie dikujt, do ta rrëzoj. Pyetja është si do ta godas? Kjo është gjëja më e vështirë”.

“Pothuajse të gjithë në këtë divizion mund të nokautojnë këdo, por si mund ta arrish ose ta çosh atë fuqi dhe energji në 10 raunde dhe të godasësh dikë fort ose të rrëzosh dikë pas gjithë lodhjes? Është një lojë shahu”.

“Unë nuk kam pasur asnjë përvojë në boks, por mos bëni asnjë gabim. Kam pasur shumë përvojë në jetë dhe shumë përvojë në luftime. Unë e kam ndërtuar shpirtin tim luftarak aq lart sa kushdo tjetër. E di Unë mund të luftoj”. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme