Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga sulmi ndaj kryebashkiakes gjermane, dyshohet se e theri me thikë vajza e saj e adoptuar

NULL NULL
08.10.2025 17:41

Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer.

Sipas BILD, transmeton Klankosova.tv, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen kah vajza e adoptuar 17 vjeçare e politikanes.

Sipas burimeve nga policia dhe raportimeve të mediave gjermane si Bild, Westfalenpost dhe Der Spiegel, dyshohet se autorja e mundshme e sulmit është vajza 17-vjeçare e adoptuar e Stalzer. Mediat raportojnë se vajza kishte qenë më parë e përfshirë në një tjetër incident dhune në familje gjatë verës, ku dyshohet se gjithashtu kishte përdorur një thikë ndaj nënës së saj.

Edhe pse thika, me gjurmë gjaku, dyshohet se ishte në çantën e shpinës së djalit, aty u gjetën edhe rroba të njollosura me gjak.

Sipas BILD, politikania e SPD-së, e cila u godit me thikë gjithsej 13 herë, gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Prokurori publik hetues i tha BILD të mërkurën në mëngjes: “Gjendja e saj tani është e qëndrueshme”. Thuhet gjithashtu se ajo ka pësuar lëndime të rënda në kafkë. /Klankosova.tv

Shërbime të shumta emergjente ishin në vendngjarje pas sulmit të së martës pasdite.

Pas sulmit me thikë, politikani u dërgua në spital me helikopter shpëtimi.

lajme të ngjashme