Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detaje nga shpërthimi i granatës në Lipjan

NULL NULL
18.08.2024 09:05
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Në orët e para të shtunës ka ndodhur një shpërthim në parkingun e një diskoteke në Lipjan.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar më herët.

Dy persona kanë përfunduar në pranga, si të dyshuar për vepren “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Përpos dëmtimit të disa makinave, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore”, thuhet në njoftimin e raportit policor transmeton Klankosova.tv

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Një granatë dore dyshohet se është hedhur në parkingun e një diskoteke në Lipjan

lajme të ngjashme