Një granatë dore dyshohet se është hedhur në parkingun e një diskoteke në Lipjan

Një granatë dore dyshohet se është hedhur mëngjesin e djeshëm në parkingun e një diskoteke në Lipjan. Si pasojë e këtij incidenti, janë dëmtuar disa vetura. Nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek rasti në fjalë. Klankosova.tv mëson se dy të dyshuar kanë përfunduar në pranga. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar./Klankosova.tv