Dëshmitari i zjarrit në Notre Dame i përlotur kujton dramën e vitit 2019 NULL NULL 15.04.2021 12:58 15.04.2021 12:58 notre dame Pikërisht dy vjet pasi një zjarr aksidental kaploi katedralen më të famshme të Parisit dhe tronditi botën, presidenti francez Emmanuel Macron i bëri një vizitë Notre Dames. I rrethuar nga ministra, arkitektë dhe madje gjenerali në pension Jean-Louis Georgelin, i cili po mbikëqyr restaurimin, Macron inspektoi përparimin e punëve në një përpjekje për t’i dhënë publikut francez të lodhur nga virusi disa shpresa se një datë e përfundimit të punimeve do të vie, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë punëtorët vazhdojnë me seriozitet për të rivendosur xhevahirin e dikurshëm të arkitekturës gotike franceze. Macron tha se katedralja do të përfundonte deri në vitin 2024, megjithatë zyrtarët tani e pranojnë hapur këtë datë përfundimi si joreale, pasi ata përmendin faktorë të tillë si pandemia COVID-19 që kanë ngadalësuar ritmin. Macron viziton Katedralen Notre Dame në dyvjetorin e shpërthimit të zjarrit në të Zyrtarët thanë më parë këtë muaj se monumenti i djegur mund të qëndrojë në ndërtim për një “15 ose 20 vjet” të tjerë. Sidoqoftë, ata tani zotohen që Notre Dame do të jetë së paku e hapur për lutje në kohë për Lojërat Olimpike të Parisit në 2024. “Objektivi … është kthimi i Notre Dame tek besimtarët dhe vizitat në 2024. Kjo do të thotë që në 2024, Mesha do të jetë në gjendje të organizohet në katedrale,” i tha Associated Press. Jeremie Patrier-Leitus, zyrtari i lartë i shtypit për restaurim. Mbetet për t’u parë nëse katedralja do të jetë në ndonjë pozitë për të mirëpritur rreth 20 milionë turistë që mblidhte çdo vit përpara zjarrit. Drama e natës së 15 prillit 2019, mund të jetë 24 muaj larg por për dëshmitarët parisienë ajo ndihet ende shumë afër. Banori i Parisit, Frederico Benani që ishte dëshmitar i flakës, i përlotur tregoi përvojën e hidhur për Associated Press. “Unë isha këtu me gruan time duke pirë kafe. Unë pashë një flakë të zezë dhe kurrë nuk mendova se ishte Notre Dame që po digjej dhe ishte tronditëse për mua të shihja të gjitha ato flakë. Ishte e tmerrshme. Ishte e trishtueshme. Ma thyen zemrën “.