Dëshmitari Bytyçi në Speciale: Veseli ndihmoi refugjatët dhe të plagosurit gjatë luftës (VIDEO) NULL NULL 05.06.2024 19:29 05.06.2024 19:29 Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka pyetur dëshmitarin Nuhi Bytyçi se a ka qenë në dijeni se Kadri Veseli i ka ndihmuar refugjatët në Kosovë dhe po ashtu ka ndihmuar në trajtimin e personave të lënduar apo të plagosur. ”A keni qenë në dijeni ose në atë kohë, ose në kërkimet që keni bërë për dokumentet pasardhës që kanë të bëjnë me luftën a keni qenë në dijeni për rolin e Veselit në shoqërimin e refugjatëve dhe trajtimin e personave të lënduar dhe të plagosur?’’, pyet Emmerson. Bytyçi u përgjigj duke thënë se: Po. Është Kadri Veseli dhe luftëtarët e tjerë të lirisë bashkë me mjekët e UÇK-së kanë ndihmuar popullatën civile sidomos të plagosurve në zonat e luftës”.