Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëshironi të këndoni në ngjarjen e ambasadës amerikane për 250-vjetorin e pavarësisë? Ja shansi (VIDEO)

NULL NULL
16.04.2026 21:13

Ambasada amerikane në Kosovë ka hapur konkurs për këngëtarët kosovarë ku fituesit do të performojnë në ngjarjen e ambasadës në shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së tyre më 4 korrik.

Ajo që duhet të bëjnë të interesuarit është që të inciziojnë veten duke kënduar himnin amerikan ose njërën prej dy këngëve të tjera të propozuara dhe ta etiketojnë adresën përkatëse.

“Vëmendje Kosovë! Po kërkojmë muzikantë të talentuar që të bëhen pjesë e festimeve të 250-vjetorit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Ja se çfarë duhet bërë: Zgjidhni njërën prej këtyre këngëve: The Star-Spangled Banner, America the Beautiful ose My Country Tis of Thee”.

“Incizoni veten duke e performuar këngën. Postojeni në Facebook ose Instagram dhe bëni tag @kosovo.usembassy dhe përdorni [hashtagun] #KosovoSingsFreedom250”.

“Fushata përfundon më 12 maj, andaj sigurohuni që ta postoni videon tuaj sa më shpejt! Ambasada amerikane mund të kontaktojë të përzgjedhurit për një mundësi që të këndojnë në ngjarjen tonë zyrtare të 4 korrikut”, përfundon njoftimi.

lajme të ngjashme