Derdhen në autostradë disa litra me uiski të Jack Daniel’s NULL NULL 24.11.2021 11:04 24.11.2021 11:04 Policia në Tenesi të ShBA-së tha se “disa gallone” me uiski të Jack Daniel’s u derdhën në një autostradë kur u përmbysë një kamion që transportonte pije me vlerë 400 mijë dollarë. Nga Departamenti i Policisë Murfreesboro thanë se pas përmbysjes, disa nga shishet brenda u thyen dhe pija të përfundoi në rrugë. Ata postuan një foto që tregon lëngun që rrjedh nga kamioni pasi u ngrit përsëri drejt nga një vinç. Ishte e paqartë se sa nga uiski i mbijetoi përplasjes, por policia shtoi se kamioni mbante Jack Daniel’s me vlerë rreth 400 mijë dollarë, që ishin menduar për t’u dërguar në Izrael. Shoferi nuk u lëndua nga aksidenti, bëri të ditur policia atje.