“Derbi ka emër”, kush do ta fitojë superndeshjen e Anamoravës? NULL NULL 05.10.2025 09:30 05.10.2025 09:30 Një superndeshje i pret meraklinjtë e futbollit sot në Gjilan. Atje do të luhet derbi i njohur i Anamoravës, mes Gjilanit dhe kampiones, Dritës. Kjo përballje e zjarrtë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00, dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës kryesore televizive Artmotion. E jo më pak interesante, nuk do të jenë as dy përballjet e tjera të xhiros së tetë, Dukagjini dhe Prishtina e Re si dhe Drenica e Ferizaj, që nisin po ashtu nga ora 15:00.