Derbi i Manchesterit iu takon ‘qytetarëve’ NULL NULL 29.10.2023 19:30 29.10.2023 19:30 Foto nga arkivi Manchester City është treguar “arrë tepër e fortë” për rivalin lokal United. “Citizens” triumfuan bindshëm me rezultat 0:3 ndaj “Djajve të kuq”. Dy gola të Erling Haaland e një të Phil Foden ia dhanë tri pikë skuadrës së Pep Guardiolas në “Old Trafford”. Aktualisht renditjen tabelare e në Premier League e kryeson Tottenham Hotspur me 26 pikë. Manchester City është në vendin e tretë me 24 pikë, kurse ekipi i Erik ten Hag, gjendet në vendin e tetë me 15 pikë.