Derbi i madh i xhiros së gjashtë zhvillohet sonte në Prizren NULL NULL 15.11.2025 12:25 15.11.2025 12:25 Elita e basketbollit kosovar sjell sonte një nga përballjet më të zjarrta të fazës së hershme të sezonit. Në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi pret skuadrën e Pejës në një duel klasik mes dy rivalëve të moçëm. Të dyja ekipet kanë nisur kampionatin në mënyrë perfekte, me nga pesë fitore në pesë ndeshje, duke u renditur si të vetmet skuadra pa humbje deri më tani. Pas duelit të sotëm, vetëm njëra do ta ruajë statusin e ekipit të pamposhtur. Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion, duke premtuar spektakël, atmosferë të zjarrtë dhe basketboll cilësor për tifozët e të dyja skuadrave. /Klankosova.tv