Derbi Chelsea – Arsenal në Armotion NULL NULL 10.11.2024 12:02 10.11.2024 12:02 Platforma më e madhe televizive në Kosovës, Artmotion, për adhuruesit e futbollit do ta sjellë një ndeshje tejet speciale. Chelsea – Arsenal, do të jetë derbi i madh i Premier League që do të zhvilllohet në “Stamford Bridge”, me fillim nga ora 17:30. Mbetet të shihet se kush do ta fitojë përballjen e ‘gladiatorëve’ të futbollit anglez, rivaliteti mes të cilëve përherë ka zgjuar interes të madh. Aktualisht “Blutë e Londrës” dhe “Topçinjtë” në renditjen tabelare janë afër njëri – tjetrit, në pozita pesë dhe gjashtë dhe kanë numër të njëjtë të pikëve. Chelsea, me një skuadër të fortë dhe ambicioze, do të kërkojë të mbajë avantazhin në këtë përballje, ndërsa Arsenal, që ka pasur një formë të shkëlqyer kohët e fundit, do të mundohet të vazhdojë dominimin.