Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament NULL NULL 28.05.2024 20:03 28.05.2024 20:03 Seanca e parlamentit francez u ndërpre pasi deputeti valëvit flamurin palestinez Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare të vendit, është pezulluar për 15 ditë. Sebastien Delogu, nga partia Les Insoumis (LFI), valëviti flamurin për të tërhequr vëmendjen për situatën në Gaza. Veprimet e tij ndaluan procedurat në parlament për rreth një orë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Duke pezulluar seancën këtë pasdite, presidenti i Kuvendit Yael Braun-Pivet tha se veprimi i Delogut ishte “i patolerueshëm”. Delogu më vonë postoi në X, duke thënë se ai do të marrë pjesë në atë që besohet të jetë një protestë pro-palestineze në Place de la Republique në Paris në orën 18:30 me orën lokale. Edhe paga e tij për dy muajt e ardhshëm është përgjysmuar.