Deputetët e LDK-së lëshojnë seancën parlamentare NULL NULL 08.02.2018 13:20 08.02.2018 13:20 Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e sotme parlamentare, njofton Klan Kosova. Kjo pasi nuk ka pasur kuorum për t’u votuar një mocion i tyre për ministrin e arsimit, Shyqiri Bytyqi. Në seancë nuk ka pasur vota të mjaftueshme për t’u votuar, apo rrëzuaër ky mocion dhe kryesuesi i seancën, Xhavit Haliti, ka vendosur që seanca duhet të vazhdojë, vendim me të cilin nuk janë pajtuar deputetët e LDK-së dhe kanë lëshuar sallën. Klani ka raportuar më herët se Grupi Parlamentar i LDK-së po provon që të mbledhë nënshkrime për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, për faljen e borxheve. klankosova.tv