Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet me burgim adoleshenti që kritikonte religjionin

NULL NULL
29.09.2016 13:52

Një bloger tinejxher është dënuar me burgim pasi një gjykatës në Singapor e shpalli fajtor për “lëndimin e ndenjave të fetarëve”.

Amos Yee, do t’i kalojë gjashtë javë në burg pasi në blogun e tij ka postuar video dhe komente kritike për islamin dhe krishterimin, transmeton Klan Kosova.

Gjyaktësi Ong Hian Sun, i tha në gjyaktë se veprimi i 17 vjeçarit mund të shkaktojë shqetësim në shoqëri.

Në dy vitet e fundit, ky është dënimi i dytë me burgim i këtij adoleshenti.

Në vitin 2015 ai ishte dënuar me katër javë burgim pasi kishte kritikuar krishterimin.

lajme të ngjashme