Dëmtohet një lokal në veri, dëmi rreth 50 euro NULL NULL 27.03.2025 09:18 27.03.2025 09:18 Foto ilustruese, veriu Një lokal është dëmtuar në Mitrovicë të veriut. Sipas policisë, dëmi i shkaktuar është rreth 50 euro, transmeton Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin të cilin kishte qenë duke e rinovuar kishte vërejtur se një xham i dritares ishte dëmtuar- thyer, dëm i shkaktuar në vlerë rreth 50 euro. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.