Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmtohet instalacioni i Eliza Hoxhës në Prishtinë

NULL NULL
10.11.2018 14:51

Instalacioni “Plisi Informativ” i Eliza Hoxhës është dëmtuar nga disa persona në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur vetë Hoxha në profilin e saj në Facebook, duke u shpreh e pakënaqur me këtë veprim.

“Kisha pas shumë qejf me hy ne kokën e personit që e ka bo këtë akt, veç me mujt me kuptu logjikën dhe knaqësinë që mundet me ja dhanë një gjest i tillë”, tha ajo.

Reagime për këtë veprim pati edhe nga Galeria Kombtare e Kosovës të cilët apeluan që qytetarët të parandalojnë incidentet të cilat shëmtojnë dhe shkatërrojnë vlerat kulturore të Kosovës.

“Plisi Informativ” është instalacion në kuadër të bienales “Muslim Mulliqi 2018” që u organizua nga GKK-ja.

klankosova.tv

lajme të ngjashme