Dëmet nga vërshimet: Asnjë familje nuk u kompensua nga qeveria (VIDEO) NULL NULL 19.07.2026 20:25 19.07.2026 20:25 Dëmet nga vërshimet: Asnjë familje nuk u kompensua nga qeveria (VIDEO) Gati shtatë muaj pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, familjet e prekura ende nuk kanë përfituar kompensim financiar nga Qeveria. Komunat thonë se kanë përfunduar procedurat e vlerësimit dhe kanë dorëzuar raportet për dëmet, por përgjigjja nga institucionet qendrore ende mungon. Suhareka ishte ndër komunat e para që dërgoi raportin e dëmeve, por kryetari Bali Muharremaj thotë se ende janë në pritje të një vendimi. Përkrahje financiare po kërkojnë edhe Gjakova, Juniku, Malisheva, Drenasi dhe Rahoveci. Ndërkohë, dëmet e raportuara këtë vit në nivel vendi arrijnë në rreth 5 milionë e 964 mijë euro, sipas Komisionit qeveritar për vlerësimin e dëmeve. Për më shumë shikoni kronikën në vijim: