Demant publik, Comodita: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota NULL NULL 04.04.2025 22:14 04.04.2025 22:14 Comodita dëshiron ta sqarojë opinionin publik se po funksionojmë me kapacitete të plota, në përputhje me të gjitha detyrimet ligjore dhe operacionale. Si edhe çdo kompani tjetër, edhe ne i kemi dinamikat e operimit në treg, bazuar në të cilat rekrutojmë punëtorë të rinj, ose riorganizohemi me ndonjë shkurtim. Kjo nuk paraqet lajm, pasi që është proces normal i veprimtarisë dhe funksionimit ekonomik. Duke pasur këto parasysh, ne dëshirojmë të demantojmë plotësisht një artikull të publikuar gjatë ditës nga një portal i caktuar, i cili përhap informacione të rreme në lidhje me funksionimin e kompanisë sonë, duke mos u mbështetur në asnjë fakt. Njoftojmë se çdo “lajm” për mbyllje apo ndalim të veprimtarisë sonë është i pavërtetë dhe dashakeq. Ftojmë të gjithë të interesuarit, konsumatorët tanë, si dhe mediat, që të mos bien pre e dezinformatave dhe të referohen gjithmonë te kanalet zyrtare të kompanisë për çdo informacion të nevojshëm.