Delegacioni i Hamasit do të largohet nga bisedimet në Kajro NULL NULL 05.05.2024 18:08 05.05.2024 18:08 Foto ilustruese. Sulmet ndaj Hamasit Hamasi përmes një deklarate ka thënë se raundi aktual i bisedimeve të armëpushimit në kryeqytetin egjiptian ka përfunduar dhe se ekipi i tij negociator do të niset për në Doha këtë mbrëmje pas dy ditësh takime. “Delegacioni u kishte dhënë përgjigjen ndërmjetësve në Egjipt dhe Katar, ku u zhvilluan diskutime të thella dhe serioze”, thuhet në deklaratën e Hamasit. Më herët, shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupi është i prirur për arritjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës që do t’i japë fund luftës në Gaza dhe fajësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për, siç është shprehur ai, sabotimin e negociatave.