Del “trailer” i filmit më të ri të De Niros NULL NULL 13.04.2017 10:50 13.04.2017 10:50 Në sajtin e YouTube, është publikuar traileri i filmit Magjistari i Gënjeshtrave, film në të cilin rolin kryesor e luan ikona hollivudiane Robert De Niro. De Niro luan rolin e Bernie Madoff, një financier tashmë i burgosur i cili kishte bërë një skemë 50 miliardëshe Ponzi, e që njihet si mashtrimi më i madh financiar në historinë e SHBA-ve. Ky film i realizuar nga HBO dhe i drejtuar nga Barry Levinson, adreson mashtrimet e Madoffit në krimet e tij dhe efektet e thella që mashtrimi i tij pati në viktimat e tij dhe familjet e tyre. Përpos De Niros, edhe Alessandro Nivola, Nathan Darrow, Lily Rabe dhe Hank Azaria marrin pjesë në këtë film. Premiera e këtij filmi është më 20 maj të ëktij viti në HBO. https://www.youtube.com/watch?v=4G2carVhVJk