Del në ankand avioni privat i Elvis Presley NULL NULL 29.06.2018 15:20 29.06.2018 15:20 Ka dalë në ankand njëri prej avionëve privatë të Elvis Presley, nga tre gjithsej që posedonte mbreti i Rock and Roll-it në kohët e tij të arta. Lockheed JetStar 1329, prodhim i 1962, i cili ka 36 vjet që qëndron i palëvizur në aeroportin e vogël Rosswell në New Messico, pritet të shitet me një vlerë nga 2 deri në 3 milionë dollarë. Ofertat do të pranohen deri më 27 Korrik. Parë nga fotot e publikuara nga shtëpia e ankandeve Iron Planet, avioni duket shumë i vjetër, gati për skrap, pa motor, tërësisht i ndryshkur. Kurse arredimi i brendshëm është në ngjyrë të kuqe me shkëlqim, një kërkesë kjo e vetë këngëtarit në atë kohë. Sigurisht blerja do të jetë më së shumti emocionale, por edhe në terma përftimi modeli i avionit është shumë i rrallë, sepse nga 1957 deri në 1978 u prodhuan vetëm 204, shkruan tvklan.