Del formacioni i vitit i Ligës së Kampionëve, lojtar i sezonit zgjidhet Vinicius Juniori NULL NULL 03.06.2024 14:21 03.06.2024 14:21 UEFA-ja e ka publikuar formacionin e vitit të Ligës së Kampionëve. Në këtë listë natyrisht dominojnë lojtarët e të dyja klubeve finaliste, Real Madridit kampion dhe Borussia Dortmundit, nënkampione. Të dyja klubet i kanë nga katër lojtarë në formacion, teksa Manchester City, Bayern Muncheni dhe Paris Saint-Germain e kanë nga një. Ndërkaq, Vinicius Juniori u zgjodh lojtar i sezonit.