Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër NULL NULL 09.02.2026 17:32 09.02.2026 17:32 Kanë përfunduar për sot deklaratat përfundimtare të ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca do të vazhdojë nesër në mëngjes, në orën 9:00, shkruan Klankosova.tv Në pjesën përmbyllëse vazhduan deklaratat për funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm. Në këtë fazë, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare. /Klankosova.tv