Debatik Curri tregoi formulën e fitoreve me Prishtinën NULL NULL nga Emanuell Syla 03.04.2023 21:00 nga Emanuell Syla 03.04.2023 21:00 Bilancin e fitoreve aktualisht e ka të qind për qind, prandaj erdhi në Sports Show të dielën për ta treguar formulën e suksesit. Ai tha se pas largimit të Ismet Munishit, ka biseduar me futbollistët për ta ngritur nivelin e lojës, ka bërë disa ndërrime dhe ka futur në ndeshjet e fundit disa që nuk kishin shumë minuta. Curri qe sa e sa vite i ka qëndruar besnik klubit të Prishtinës si ndihmës trajner, andaj tani është momenti i tij. Në të kaluarën sa ishte ndihmës trajner, ka pasur raste kur ka protestuar ndaj gjyqtarëve dhe është ndëshkuar, por thotë që, jo më. Prishtina e fitoi 4:1 ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ’89, ndërsa aktualisht është në vendin e katërt në tabelën e Superligës, si dhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Këtë javë, pikërisht futbollisti i klubit që drejton Debatik Curri, u zgjodh ylli i javës nga FFK-ja. Fjala është për Bujar Pllanën.