Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Debat i fortë mes Ukës dhe Behlulit, ky e akuzon se ajo s’ka qenë kurrë në Preshevë (VIDEO)

NULL NULL
27.03.2025 14:22

Në diskutimin se a do të japë dorëheqje sot kryeministri Albin Kurti, në studion e “Kosova Today” u zhvillua debat i fortë mes opinionistes Elena Uka, dhe gazetarit nga Presheva, Nexhat Behluli.

Gjithçka nisi kur u  përmend sjellja e ish-ushtarëve të UÇK-së, e që për Ukën një sjellje të tillë nuk e kishte Behluli, transmeton Klankosova.tv.

“Një ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk flet si po flisni ju”, shprehej Uka.

“Jo flet, por se ka mundësinë, unë përveç që flas por edhe veproj”, ishte përgjigja e shpejtë e gazetarit.

Nga kjo, nisi të eskalonte debati me tone më të ashpra.

“Ti rren, ti me siguri je veteran i rrejshëm. Unë kam shumë eksperienca me ushtarë, ata nuk janë kështu”, tha tutje opinionstja.

Tone të ashpra pastaj përdori Behluli, i cili thotë se opinionistja Uka nuk mundet t’ia tregojë atij shqiptarizmin.

“Kjo është vetëm një laboriste, asgjë tjetër, nuk mundet të ma vlerësojë mua shqiptarizmin, kjo kurrë s’ka qenë në Luginë të Preshevës. A ke qenë ndonjëherë në Preshevë?”, tha ai.

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme