Davis me nokaut e mposht Martinin, e mbron titullin e kampionit të botës NULL NULL 16.06.2024 12:34 16.06.2024 12:34 Davis me nokaut e mposht Martinin, e mbron titullin e kampionit të botës Boksieri amerikan, Gervonta Davis, e ka nokautuar kundërshtarin e tij në raundin e tetë. Ai me këtë rast e mposhti Frank Martinin, në luftën e vlefshme për titullin e botës në kategorinë e peshave të lehta WBA. Kështu Davis, arriti që ta mbrojë këtë titull. Ishte një goditje “uppercut” që e vendosi mbrëmjen në Las Vegas. Boksieri Davis, i cili njihet edhe me nofkën “Tanku” arriti një rekord të fitoreve 30:0, prej tyre 28 me nokaut. Derisa për Martinin ishte humbja e parë në 19 ndeshje profesionale gjatë karrierës së tij.