Davies gjashtë muaj jashtë fushës, lëndon ACL-në NULL NULL 26.03.2025 09:58 26.03.2025 09:58 Alphonso Davies, ylli i Bayern Munich dhe i kombëtares kanadeze, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin kryqëzor të gjurit (ACL). Sipas raportimeve nga BILD, ai pritet të jetë jashtë loje për rreth 6 muaj, dhe kështu ky lëndim do ta lë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit. Ky është një lajm i rëndë për Bayern Munich që po lufton në tri fronte këtë sezon.