Data e zgjedhjeve: Haxhiu takon sot partitë politike NULL NULL 30.04.2026 07:18 30.04.2026 07:18 Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve. Takimi do të mbahet sot në ora 15:00, njofton Klankosova.tv. Ajo ditën e djeshme e ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Derisa përfaqësuesit e partive politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim. Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dita e fundit 28 prilli. Sipas vendimit të Kushtetueses zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më larg se 45 ditë nga shpërbërja e Parlamentit. /Klankosova.tv