Dashuri e çuditshme NULL NULL 25.05.2015 09:00 25.05.2015 09:00 Një çift nga Staten Island, Riely dhe Xena kanë postuar një foto ku shihet partneri mashkull (Riely) duke e shëtitur të fejuarën e tij(Xena) të lidhur me zinxhirë për qen. Kjo foto që u realizua në një qendër tregtare ka shkaktuar shumë reagime dhe komente nëpër rrjetet sociale. Por, çifti u shprehën se ata kanë një lidhje krejtësisht normale, ndërsa zinxhiri që ai e përdor për ta lidhur të fejuarën simbolizon lidhjen që kanë mes vete. “Çiftet tjera kanë unazë. Ne përdorim zinxhirin” tha Riely. Derisa shumë njerëz u revoltuan duke dyshuar se Xena mund të ketë presion nga i fejuari, ajo vetë u sqarua se e ka zgjedhur këtë stil jete, transmeton Klan Kosova. “Gjithkush mund të ketë mendimet e tij ose saj. Kjo është zgjedhja jonë, unë nuk e kam obliguar Xenen që të bëjë diçka që nuk ka dashur. Nëse njerëzit na ndalin dhe na pyesin, ne do të ju spjegojmë se jemi rahat kështu si jemi” u shpreh Riely. Çifti janë takuar në një website online ndërsa planifikojnë që të martohen në ditën e Halloween 2016.