Dashtevski: Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17% NULL NULL 08.05.2024 10:54 08.05.2024 10:54 Zgjedhjet Maqedoni te Veriut; Foto: Ilustruese Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4.17 për qind, respektivisht kanë votuar 22 mijë e 797 qytetarë. Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e vogla në Bogovinë. “Në krahasim me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, shtoi Dashtovski. Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare, dalja deri ora 09:00 është 4.45%, jehona e votuesve më e madhe është regjistruar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinë. Sipas Dashtevskit, krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e jehonës së votuesve. /zhurnal.mk